Edhe sa do te vazhdojne ditet me diell? Moti kete jave pritet te sjell surpriza te medha

Edhe pse në muajin Dhjetor duket se moti ka “kapricot” e tij të bukura, dhe ditët e para të javës që presim (Hënë, Martë, Mërkurë) pritet të kenë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Ditët me diell dhe masat ajrore të ngrohta, pritet të sjellin temperatura në mesditë deri në 21-22ºC ndërsa ato të mëngjesit do të mbeten përsëri në vlera të ulta dhe të ftohta.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike vjen ditën e Enjte ndërsa moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta ndërsa prej orëve të vona të natës itensiteti i tyre rritet në mesatar dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri të lartë. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Edhe dita e Premte pjesa e parë e saj deri në mesditë do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës priten edhe alternimet e kthjellimeve ndërsa reshjet mbeten të lokalizuara në jugperëndim dhe veriperëndim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...