A do marrin pensionistët shpërblim?

Ndonëse jemi në prag të festave, qeveria nuk ka dalë ende me një vendim për shpërblimet e fundvitit.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka replikuar me nje komentuese në Facebook, lidhur me shpërblimet e festave.

Në komentin e saj qytetarja i shkruante kryeministrit se po gëzonte 1000 veta me masat e marra ndaj tyre për të përballuar tragjedinë, por si pasojë u kishte hequr shpërblimin e fundvitit pensionistëve.

Komentit i është përgjigjur Rama, i cili shkruan se e gjitha ishte një gënjeshtër dhe se ashtu si çdo vit edhe kësaj herë pensionistët do të merrnin shpërblim, veçse me vlerë më të vogël.

“Pse xhanëm duhet folur kot dhe jo vetëm kot, po edhe keq se mirë kot, kur e mira e do të flasim me mend e me fakte? Nejse, që ta dish edhe ti tani, pensionistëve do t’u japim gjithçka mundemi në këto kushte, po pa asgjë jo, nuk do t’i lëmë në asnjë mënyrë”, shkruan Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...