Kjo është atmosfera festive e krijuar në 80 vjetorin e lindjes të Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit Gëzim Kruja…
Star Plus pak ditë më parë solli në vëmendje 80 vjetorin e Gëzim Krujës. Aktori i njohur Zef Deda dhe Star Plus i bënë një vizitë në shtëpinë e tij…
Pas kësaj kronike gjithçka u bë ashtu siç e meriton artisti i madh Gëzim Kruja…
Emra të mëdhenj të artit, miq, shokë dhe familjare u mblodhën në një festë të veçantë në 80-vjetorin e lindjes të Gëzim Krujës. Sa shumë urime, mirënjohje e respekt u përcoll në nder të Gëzim Krujës për kontributin e tij të pafundëm në artin shqiptar si një aktor humori i papërsëritshëm. U krijua një atmosferë ku gjithkush do të dëshironte të ishte pjesë e saj. Gëzim Kruja erdhi më i ri se kurrë e plot humor që e shoqëroi gjithë jetën…
Artistë që kaluan shumë vite në skenë me Gëzim Krujën e cilësojnë atë si një kolos të artit shqiptar, një njeri ku në zemrën e tij peshon më shumë se cdo gjë humori. Një humor i cili u shënjua në memorien tonë…
Një moment të veçantë në këtë 80 vjetor të Gëzim Krujës solli aktori Zef Deda me imitimin e kolegut tij duke aktruar bashkë me nipat e Gëzimit….
Për gjithë ne Gëzim Kruja ka një urim…
“Faleminderit miqve dhe aktorëve që kam luajtur 60 vite në skenë. Ju uroj në 80-vjetorin tim u bëfshi 100 vjeça. Këtë urim e keni nga Gëzim Kruja”.
/star plus/