Valë të ndaluarish në Durrës, ja kush janë zyrtarët e lartë që…

Tërmeti i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish ka sjellë arrestimet e para.një valë arrestimesh kanë nisur në qytetin e Durrësit, një nga qarqet më të prekura nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

 

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani janë shoqëruar 35 persona, punonjës të të gjitha strukturave te shtetit që lidhen me hetimet për vënien para drejtësisë të përgjegjësve sa i takon sigurisë së godinave.

 

Po ashtu bëhet e ditur se mes të ndaluarve është dhe drejtori Ahmet Doda i Kavalishensës si dhe nëndrejtori Kujtim Hasa. Po ashtu, të shoqëruar janë edhe ish-drejtori i ALUIZN-it në Durrës, Arben Isaku, Aldo Dakovelli, Artemis Malko.

 

Kujtojmë se Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të 26 nëntorit, ku pas shembjes së disa ndërtesa humbën jetën 25 persona. Çështja në fjalë është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...