SHKODËR, VIJON DËMTIMI I INVESTIMEVE PUBLIKE

146

Kjo është një prej disa shtyllave të ndricimit të cilat janë vendosur përgjatë pedonales në qytetin e Shkodrës. Kjo shtyllë prej natës së mbrëmshme ndodhet e rrëzuar përtokë e cila sipas burimeve mendohet se është goditur nga një automjet. Burime pranë bashkisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtylla të jetë rrëzuar pasi gjatë kalimit me shpejtësi të një makine,shoferi i së cilës është larguar pa lënë asnjë gjurmë.

PUBLICITET

 

Për këtë dëm publik të shkaktuar bashkia i kërkon policisë të identifikojë e të vërë përpara përgjegjësisë autorët.Gjithashtu bashkia kerkon ndihmen e policise dhe qytetareve per te denoncuar raste te tilla te cilat jane problematike dhe kosto per taksapaguesin shkodran. Ndonese investimet publike demtohen ne menyre te vazhdueshme , nga persona te

 

papergjegjeshem e megjithate ato mbeten anonim dhe te pandeshkuar pasi ne asnje rast nuk jane marre masa administrative apo penale. Në këtë rrugë mjetet lëvizin me shpejtesi, parkohen kudo dhe askush nuk pyet per rregulla. Ndaj tani ka ardhur koha që institucionet ligj zbatuese të veprojnë dhe të ndëshkojnë cdo person i cili dëmton pronën publike.

PUBLICITET