“Rama ik” ishin thirrjet në kor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania Stadium”.
Tifozë të pranishëm në derbin Partizani-Tirana kanë lëshuar në kor thirrje kundër kryeministrit Rama, duke harruar për pak çaste ndeshjen e sotme.
Lidhur me këtë gjest reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, ai e quan këtë veprim “zërin e ndërgjegjes kombëtare”.
“Nderim të gjithë atyre qe me protestën e tyre kundër Edvin Mafisë bëhen zëri i ndërgjegjes kombëtare”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në takime sportive, pasi edhe më herët, mbrëmjen e inaugurimit të këtij stadiumi ku luhej Shqiperi-Francë, një grup tifozësh lëshuan thirrje kundër kreut të qeverisë. Më pas, fenomeni vazhdoi në Korçë, Shkodër dhe Vlorë.