“Ishte bukur”/ Gruaja nuk u beson dot syve nga ajo që gjen në pemën e Krishtlindjes

Ekzistojnë shumë mënyra për të dekoruar një pemë Krishtlindjeje, nga shiritat dhe dritat shumëngjyrëshe deri tek zbukurimet më të çuditshme.

Për një grua australiane, dekori i këtij viti ishte një gjarpër me përmasa gjigande.

Kur Leanne Chapman dhe partneri i saj u kthyen në shtëpinë e tyre në Brisbane, Queensland këtë të enjte, vunë re një detaj të pazakonshëm në ballkonin e tyre.

“Kur u kthyem në shtëpi nga puna, një çift zogjsh që na vizitonin çdo ditë dhe qëndronin në prevazin e ballkonit, po ‘çmendeshin”, tha Chapman për CNN 7News.

Ajo shtoi se partneri i saj filloi të vëzhgonte zogjtë dhe të mbështetej në pemë, duke mos kuptuar se çfarë shtrese mbështillej rreth tij.

Çifti e la gjarpërin gjatë natës atje ku ai ishte vendosur dhe të nesërmen nuk e gjeti më.

‘Kjo gjë nuk na frikësoi. Ai thjesht qëndroi atje për disa orë të mira ndërsa ne e vëzhgonim përmes dritares’, tha Chapman.

Vetëm kur zvarraniku u zhvendos nga pozicioni i tij, çifti kuptoi se sa gjigandi ishte.

‘Ishte gjigand, me të vërtetë gjigand’, tha Chapman.

‘Pasi u çliruam nga shoku, kuptuam se ai ishte një gjarpër me të vërtetë i bukur. Ishte shumë bukur ta shikoja nga kaq afër sepse kurrë më parë, nuk kam parë diçka të tillë’, shtoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...