“Fest’ 58”, Alketa Vejsiu i habit të gjithë me këtë deklaratë

629

Funddhjetori pritet të sjellë Festivalin e 58-të. Ky eveniment i përvitshëm i këngës së lehtë ishte edhe një nga temat e trajtuara në “Java në RTSH”, ku protagonistë të festivalit sollën edhe risitë e këtij viti.

PUBLICITET

 

Kryetari i jurisë, Zhani Ciko, shprehu keqardhjen e tij për debatet mbi “Fest’ 58”, teksa hodhi dritë rreth aktivitetit.

 

“Ne jemi mësuar që të kemi një post-festival. Këtë vit patëm një anti-festival. Konkurrentët duhet të kuptojnë se gjykimet e jurisë janë të pakontestueshme në çdo vend të botës. Pasi që në momentin që je paraqitur para jurisë, ti ke pranuar të gjykohesh prej saj. Këtë vit, juria në përberje ka personalitete nga shumë fusha të jetës”, tha Ciko.

 

Ndërkohë që fituesja e një viti më parë solli eksperiencën e saj. Jonida Maliqi tha në studio se përfaqësimi që i bëri Shqipërisë në Eurovision, ishte kulmi i karrierës së saj.

 

“Performanca live të bën padyshim më të pranishëm në publik, aq më tepër që unë pata nderin të interpretoj para publikut europian”, tha Maliqi.

 

Për udhëheqësin artistik të orkestrës, Florent Boshnjaku, festivali në RTSH vlen për këngëtarët si një shkollë më shumë.

 

“Ka njerëz që kanë punuar për dekada të tëra që ne të kemi këte festival dinjitoz sot”, shtoi ai.

 

Boshnjaku u ndal edhe te situata pas tërmetit, teksa shprehu keqardhjen e tij që fundviti i gjen shqiptarët nën ketë atmosferë. Por ai pati edhe një sugjerim.

 

“Ky festival duhet të jetë nën moton: Këndo për me jetue”, u shpreh Boshnjaku.

 

Drejtuesja e “Fest’ 58”, Alketa Vejsiu, u ndal ne promovimin që ky eveniment i bën vendit.

 

“Ndihem e keqardhur që bëmë xhiron e botës për tërmetin. Shqipëria ka anën e saj të bukur për të cilën meriton vëmendje, siç ështe edhe muzika e lehtë dhe ky festival do të sjellë më të mirën”, tha Vejsiu.

 

Ajo surprizoi teksa u pyet për pagesën si drejtuese e “Fest’ 58”.

 

Alketa Vejsiu tha në studion e emisionit “Java në RTSH” se nuk do të paguhet asnjë qindarkë.

PUBLICITET