Fact Checking/ Lajmi i rremë i Lulzim Bashës nga Manza me familjet që në fakt nuk kanë asnjë dëmtim në banesë (kush u tha të gënjenin?)

Ditën e djeshme Lulzim Basha ka nxjerrë një kronikë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike ku tre qytetarë shprehen se institucionet shtetërore nuk u janë gjendur pranë dhe nuk i kanë ndihmuar pas tërmetit.

 

Burime të besueshme nga terreni bëjnë me dije se tre banorët, të zonës së Manzës, që janë prononcuar për Partinë Demokratike nuk kanë thënë të vërtetën.

 

Qytetari i parë që preononcohet në videon e PD-së nuk ka pasur fare shtëpi, megjithatë grupet e terrenit e kanë pajisur me tre çadra dhe ndihma në mënyrë permanente.

 

Dy të prononcuarit e tjerë janë vëllezërit Matranxhi, banesat e të cilëve nuk kanë asnjë dëmtim (Hamallaj). Kjo faktohet nga fotot e bëra prej grupeve të inspektimit të cilat po i publikojmë më poshtë.

 

Pyetjet që dalin natyrshëm nga ky nga keto fakte janë: Përse Lulzim Basha nxjerr banorë të cilët nuk kanë asnjë problem dhe a i detyron ai të gënjejnë?

 

A i ka paguar Lulzim Basha këto banorë që të mos thonë të vërtetën e tyre apo jane militante qe ai i perdor per te bere politike?

 

Përse gënjejnë banorët në fjalë?

Më shumë se kushdo tjetër përgjigjen e këtyre tre pyetjeve e di Lulzim Basha dhe këta tre banorë. (Lexo.al)

Fact Checking/ Lajmi i rremë i Lulzim Bashës nga Manza me familjet që në fakt nuk kanë asnjë dëmtim në banesë (kush u tha të gënjenin?)

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...