Arabët sjellin aeroplanin e mbuluar me diamante, habiten pasagjerët

924

Një aeroplan Boeing 777 i Emirateve të Bashkuara Arabe është zbukuruar për sezonin e festave. Kjo nga ndjekesit e kompanise ne twitter. Duket qarte qe eshte photoshop por ajo cka e beri kete foto virale eshte qe vete kompania e ka shperndare postimin ne faqen zyrtare ne twitter.

PUBLICITET

 

Agjencia e fluturimeve postoi në Twitter fotografinë e aeroplanit me pamje të re, i cili është i mbuluar krejtësisht me diamante, duke i dhënë kështu një efekt ndriçues shumë mahnitës. Dhe adhuruesit e aviacionit mbetën të habitur nga pamja e re e aeroplanit, me fotografinë e tij që u shpërnda me të madhe në rrjetin social.

 

Përdoruesit e Twitter filluan të spekulojnë për çdo gjë, duke filluar nga kostoja e projektit e deri te destinacionet që do t’i merrte ky aeroplan, në mënyrë që ta dinin nëse do ta shihnin atë duke fluturuar në qiell. Përderisa shumë skeptikë e vënë në pikëpyetje vërtetësinë e fotografisë, duke thënë se ajo është manipuluar me programe për modifikim fotosh.

 

Dhe duket se kishin të drejtë që dyshonin, pasi aeroplani me diamante nuk është i vërtetë, por rezultat i një aftësie të pabesueshme për të modifikuar foto. Fotografia e aeroplanit me diamante u krijua nga artistja Sara Shakeel. Pasi në fotografinë e shpërndarë thuhej:

 

“Ju prezantojmë Emirates Bling 777. Fotografia u krijua nga Sara Shakeel”.

PUBLICITET