Të pangrënë prej ditësh, çifti i të moshuarve 86 dhe 78 vjeç kanë nevojë urgjente për ushqime

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit u ndjenë edhe në familjen e çiftit të të moshuarve Besim e Ishe Lika, në fshatin Ishëm, pranë Durrësit. Ata janë përkatësisht 86 dhe 78 vjeç. Tepër të lodhur nga jeta e të sfilitur nga tërmeti i fundit, dy të moshuarit kanë ngelur prej disa ditësh në mëshirë të fatit.

Ata jetojnë vetëm dhe banesa e tyre ka pësuar dëmtime të shumta, ndaj kanë edhe frikë të hyjnë e të jetojnë në të. Burrë e grua kanë “zgjidhur hallin” e tyre duke qëndruar në një magazinë përballë me shtëpinë, e cila është mjaft e ftohtë.

Në raportimin e tij, gazetari Osman Stafa tregon se është njohur me rastin e këtyre të moshuarve dhe në momentin që ka shkuar për t’i vizituar, Besimin e kishte gjetur me një çekiç në dorë, duke u përpjekur të hapte një vrimë në mur, për të nxjerrë tymin e sobës, të cilën do ta përdornin për t’u ngrohur në këto ditë të acarta dimri.

Mirëpo, ky nuk është problemi i vetëm i çiftit të ngelur në mes të katër rrugëve. Ata vuajnë mungesën e ushqimeve. Nuk kanë çfarë të hanë dhe më shumë sesa një çati mbi kokë, kanë nevojë për të mbushur barkun me bukë, të mos vd.esin nga uria e t’i gjejnë të ngrirë në magazinën e ftohtë.

Vetë burri ka telefonuar një natë më parë gazetarin dhe i ka qarë hallin. Ata e kanë kaluar ditën e djeshme dhe natën që lamë pas, pa futur një thërrime bukë në gojë, ndaj, kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak, gazetari Stafa bën thirrje që ta kontaktojë, t’i japë adresën dhe një numër kontakti për të ngjallur shpresën tek këta të moshuar që shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.

Rrëfimi i Osman Stafës për takimin e parë me dy të moshuarit:

E shikoni këtë zotërinë në foto? Është Besim Lika. Jeton me bashkëshorten e tij, Ishen. Janë përkatësisht 86 dhe 78 vjeç. Jetojnë në fshatin Ishëm të Durrësit, të vetëm. Kur shkova këtë të mërkurë në shtëpinë e tyre, (më thanë në fshat teksa isha me kamerën e News24, për të parë situatën ku jetojnë banorët, se diku aty jetonin dy të moshuar e kishin nevojë për ndihmë) e gjeta Besimin me çekan në dorë, e po mundohej të shponte murin, se donte të kalonte aty tubin e sobës me dru. Kishte që në 8 të mëngjesit, e nuk kishte mundur ta hapte, se kërkonte forcë… e ai 86-vjeçar, s’mundej më. Vitet e shumta mbi kurriz, ia kishin marrë edhe fuqitë.

Sa më preku historia e tij…
Pasi shtepia u ishte dëmtuar nga tërmeti, ata nuk guxonin të futeshin brenda dhe qëndronin në një magazinë përballë shtëpisë. Aty bënte ftohtë dhe zonja e Besimit, Ishja, kishte pasur shumë ftohtë këto net. Madje sipas rrëfimeve të tyre, mbrëmë kishte bërë shumë ftohtë, e ata ia kishin kaluar shumë keq, sidomos gjyshe Ishja.
Sot, Besimi, kishte marrë çekanin, kishte hipur mbi sobë dhe kishte filluar të çante murin. Edhe pse me shumë mundime, s’ia kishte dalë dot.

Të keputej zemra, teksa e shikoje ashtu atë 86-vjeçar. E më erdhi keq që nga fshati askush nuk kishte shkuar për të parë hallin e atyre dy të moshuarve. Ata s’donin shumë, veç të kishin mundësi të kishin në magazinën që rrinin një sobë me dru, ku të ngroheshin natën e të mos thanin ftohtit”.

I lumtur sot, që pasi ua rregulluam sobën me dru, e pasi u dërguam pak ushqim të ngrohtë, morëm bekimet e atyre dy të moshuarve. Sa pak do zemra që të mbushet plot!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...