Drama e Rosalindës, vogëlushja 4-vjeçare e sëmurë që rri në çadrën e ftohtë

Vijon të paraqitet tejet e rënduar situata pas tërmetit në Shqipëri.

Janë me mijëra banorët të cilëve tërmeti u shkatërroi të vetmen strehë, duke i detyruar të flenë nëpër çadra ose jashtë, pasi ka ende banorë që ankohen se nuk iu është sjellë asnjë çadër.

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, dramën e Rosalindës, një vogëlushe 4-vjeçare nga fshati Bubq, e cila është e sëmurë dhe me temperaturë, por që detyrohet të rrijë në çadrën e ftohtë, pa asnjë përkujdesje shëndetësore.

Sipas Shehajt, gjendja nëpër çardra paraqitet katastrofike, ndërsa thekson se banorët janë braktisur totalisht nga shteti.

Reagimi i Shehajt:

Rosalinda 4 vjeçare është e sëmurë me temperature të lartë, dergjur në një çadër të ftohtë, ngritur mbi truall balte, pa asnjë përkujdesje shëndetësore.

Si Rosalinda nëpër çadra ka me qindra fëmijë, pleq, njerëz me sëmundje kronike. Vetëm në Bubq rreth 300 familje po jetojnë nëpër çadra të vogla të ngritura në oborret para shtëpive të rrënuara. Gjendja nëpër çadra, me dimrin e ftohtë dhe të lagësht që ka rënë, është në prag të katastrofës njerëzore.

Tr.agjedia e tërmetit ja ka lënë vendin dramës mizore së mbijetesës së njerëzve të braktisur totalisht nga shteti. Me një grup qytetarësh po mundohemi të lehtësojmë dhe ndihmojmë sa më shumë. Por duhet ndërhyrja urgjente e shtetit qe e paguajmë për të garantuar jetën dhe sigurinë tonë. Mediat kanë një rol të madh për të vetëdijësuar, por duhet të mos merren me gishtin e kryeministrit!’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...