Çudira shqiptare/ Kasapin shqiptar e gjen belaja, dënohet me 8 muaj burg pasi bleu një thikë në internet

Përveçse një vend i varfër, me papunësi të lartë dhe korrupsion të kudogjendur, Shqipëria është konsideruar edhe si “vend i çudirave”, pasi plot gjëra të pazakonta ndodhin.

Së fundmi një rast i paprecedentë ka ndodhur në Patos, ku një kasap është dënuar me 8 muaj burg pasi bleu një thikë në internet.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin, Saimir M, i cili është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai banon në lagjen “29 Marsi”.

Saimiri tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet dhe e porositi në platformën e blerjeve online, Ebay. Mjeti prerës kushtonte 19 dollarë.

Pas disa javësh, ai u njoftua që porosia mbërriti në Tiranë dhe shkoi ta merrte.

Pikërisht këtu ndodh e paparashikueshmja! Ai rrëfen se atje takon dhe punonjës të policisë, të cilët e marrin në pyetje, duke nisur nga gjeneralitetet e deri tek pyetjet: “Ti e porosite? Pse e porosite?”.

Sipas asaj që shkruan “Syri”, 37-vjeçari u tregon se biçakun e donte për të ndihmuar në therjen e gicave, pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë. Mirëpo, policët i thonë se biçaku i është sekuestruar.

Historia nuk mbaron me kaq. Disa javë më pas, 37 vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor dhe ai ishte i lirë.

Pas disa seancave, thotë ai, gjykata e dënon me 8 muaj burg. Unë jam i lirë dhe po e Apeloj vendimin e gjykatës thotë ai, por Apeli i Vlorës po e la në vend vendimin e gjykatës Fier unë shkoj dhe bëj 8 muaj burg, thotë ai duke qeshur.

Ai tregon se shkoi të nxjerr edhe leje për biçakun, por policia në Fier ka qeshur e i ka thënë ska nevojë për leje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...