Ndërkohë që fëmijët moshatarë të dy moderatoreve të njohura të ekranit luajnë e ndajnë kohë bashkë prej më shumë se 5 vitesh, nga Fatma dhe Aulona vjen një lajm i bukur – shtatzënë për të dytën herë.
Moderatoret e ‘ThumbOn’, shoqe dhe kolege prej vitesh, me sa duket, edhe planifikimin për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë e kanë bërë së bashku.
Burime pranë Dritare.net kanë mësuar se Fatma dhe Aulona janë në pritje të ëmbël për të dytën herë.
Së fundmi, vajzat janë fotografuar pranë një farmacie dhe të dyja mbanin në duar nga një test shtatzënie.
Dritare.net ka publikuar foto të tyre dhe nga burimet është konfirmuar lajmi se Fatma dhe Aulona janë shtatzënë në të njëjtën kohë.
Nga fotot moderatoret duken shumë të lumtura. Me sa duket, ky është momenti kur të dyja i konfirmojnë njëra-tjetrës, megjithatë lajmi ende nuk është konfirmuar publikisht nga të dyja.