AKSIDENTI NE SHKODER-KRYEBUSHAT, POLICIA JEP DETAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes ku në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat automjeti tip Wolsvagen mendohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Shkodrës i cili është nën kujdesin e mjekëve.

 

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal. Nga sa bëhet me dije mendohet se si faktor kryesor mund të ketë qënë humbja e kontrollit të automjetit ku edhe reshjet e shiut mund të ketë pasur ndikimin e tyre. Ndërkohë polcia në koamunikatën e tyre zyrtare bëjën me dije se:

 

Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër. Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksi rrugor Shkodër-Kryebushat mund të quhet si një nga akset mjaft të rrezikshme sa i përket qarkub të Shkodrës ku të shumta janë aksidentet që kanë ndodhur të cilat kanë shënuar edhe humbje jete njerëzish.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...