Si ta kuptosh për 30 sekonda nëse ke ose jo probleme me zemrën

Zemra e njeriut është aq e fortë, sa mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi ynë. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e saj. E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën? Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar si.

 

#Hapi i parë

Në një pjatë të thellë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që hapësira i nxë të dyja duart. Brenda në ujë, hidhni disa copa akulli.

#Hapi i dytë

Fusni duart brenda në pjatën bashkë me akujt dhe mbajini ekzaktësisht 30 sekonda. Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.

 

Rezultatet e mundshme janë këto:

1. Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarëve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak. Nuk ka asgjë që s’shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.

2. Nëse gishtat dalin të zbehtë prej aty (madje marrin ngjyrë mavi), duhet të shqetësoheni paksa. Mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut s’është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak.

Nëse përballeni me rastin e dytë, përpiquni t’i ngrohni duart dhe t’i masazhoni derisa t’i kthehen gjendjes normale. Në rast se kjo nuk ndodh, e mira është të lini takim me një mjek.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...