SHKODRA “BLINDOHET” ME KAMERA SIGURIE

Mëngjesi i kësaj të Enjte i gjeti sheshet kryesore të qytetit të monitoruara me kamera sigurie

Rritja e sigurisë publike e kanë detyruar bashkinë të ndërmarrë një aksion për pajisjen me kamera të çdo centimetri të qytetit të Shkodrës .

Mesa duket e gjithë kjo e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mbajtjes nën kontroll të elementëve të skeduar si persona me precedent, identifikimin e hajdutëve dhe ruajtjen e plotë të institucioneve publike.

Burime nga bashkia e Shkodrës bëjnë të ditur se janë parashikuar që të vendosen gjithsej në qytet 37 kamera sigurie të cilat do të garantojnë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Mbrëmjen e kaluar janë këto kamera janë vendosur ne Sheshin “Nënë Tereza”dhe në Sheshin “Parrucë. Ndërkohë burimet sqarojnë se tek Ura e Bunës janë parashikuar të vendosen 4 kamera sigurie, në Sheshin “Bashlej” 3 kamera, Sheshi “Parrucë” 3 kamera, në

sheshin “Nënë Tereza” 3 kamera, në sheshin “Perash” 5 kamera, në sheshin “Kiras” 3 kamera, në sheshin “ Rus”4 kamera, në sheshin “Prekë Cali” 4 kamera, sheshi “Mark Lula”4 kamera dhe në sheshin tek “Dugajtë e Reja”4 kamera.

Ky sistem kamerash është i lidhur me lidhura me një qendër, nga e cila do monitorohen të gjitha lëvizjet e dyshimta në qytet.

37 kamerat do të shërbejnë edhe për monitorimin e zonave problematike në Shkodër . Mesa duket ngjarjet kriminale të tipit mafioz që kanë tronditur kohët e fundit qytetin kanë detyruar pushtetin vendor që të marrë masa shtërnguese për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Ndërkohë së fundmi në shkodër nga qytetarët e ndryshëm janë raportuar një serë vjedhjesh duke nisur nga bicikletat, banesat e deri tek automjetet me të cilat shpesheherë pasi janë vjjedhur i është ndryshuar numri i shasisë e më pas janë përdorur për ngjarje te renda

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...