‘Refuzova Ledrin’/ Modelja shqiptare tregon sakrificat

185

Klaudia Kalia, modelja 19-vjeçare që deklaroi se ka marrë 20 mijë euro pagesë për një foto-shooting në Dubai, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Kalia tregoi se për modelingun ka bërë edhe sakrifica.

PUBLICITET

 

Ndër të tjera, 19-vjeçarja u shpreh se ka pasur ditë që ka ngrënë edhe vetëm një banana në mëngjes, në mënyrë që të sihte në formë për fotot.

 

“Një banana, ose një vezë sepse kanë proteina dhe të mbajnë. Ka pasur raste që kam ngrënë vetëm një banana në mëngjes dhe më pas s’kam ngrënë gjë gjithë ditën,”– tha Kalia më tej.

 

Ndërsa për incidentet në skenë, Kalia tregoi se i është çarë fustani njëherë, pasi ksihte qenë shumë i ngushtë. Por ky incident kishte kaluar shumë shpejt, me mbështetjen e menaxheres së saj.

 

E pyetur për kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ëndrrave, Klaudia u shpreh se duhet të jetë i gjatë dhe të përshtatet pak me të. Nga ana tjetër, Bieta e pyeti se sa e gjatë është, dhe duke llogaritur gjatësinë e modeles (1.80), moderatorja doli në përfundimin që modelen e përballon një mashkull mbi 1.95, duke llogaritur takat.

 

“Po,”– tha Klaudia, duke oranuar kriteret që duhet të plotësojë një mashkull, që e ‘përballon’. Më tej gjat intervistës, Klaudia rreshtoi edhe këngëtarët që ka refuzuar për të qenë pjesë e klipit të tyre, duke përmendur edhe Ledri Vulën.

PUBLICITET