Moti/ Ulen temperaturat, bëhuni gati për reshje dëbore edhe në qytete

Temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme dhe në male kanë nisur reshjet e dëborës.

 

Në një njoftim nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak bëhet me dije se reshjet e dëborës do të bien në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.

 

SHMU shton më tej se temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

 

“Vranësirat duke filluar nga orët e pasdites së të enjtes do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Fillimisht do të preket vija bregdetare dhe prej orëve të vona të natës pjesa më e madhe e vendit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore ndërsa në verilindje reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

 

Për ditën e premte pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Gjatë momenteve të zhvillimit të vranësirave do të gjenerohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

 

Temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulëta e ato bregdetare” – shkruan Shërbimi Metrologjik Ushtarak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...