DISA DHURUAN PENSIONIN, SIGURACIONIN E JETËS, PO KRYEMINISTRI RAMA SA DHUROI PËR TËRMETIN?

Tërmeti I 26 nëntorit solli një tragjedi të madhe në vendin tonë me 51 jetë të këputura në mes si edhe duke lënë në pa shtëpi mbi kokë me mijëra familje shqiptare. Të shumtë ishin ata që u sensibilizuan që në momentet e para duke cituar Kosovën e cila sapo u njoftua për ngjarjen u mobilizua duke udhëtuar drejtë Shqipërisë për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

 

Natyrisht ka nga shqiptarët por edhe institucionet e Kosovës nuk munguan ndihmat dhe kontributet në bazë material por edhe monetare në shuma të mëdha. Njëkohësisht shumë shtete partnere si edhe shqiptarë anë e mbanë botës u solidarizuan me këtë ngjarje të rëndë dhe të gjithë sëbashku u munduan të bëjnë çka është e mundur. Kontributet e bëra nëpër llogari të ndryshme janë kolosale por njëkohësisht edhe situate me të cilën përballet Shqipëria pas këtij tërmeti po ashtu mbetet e rëndë dhe e vështirë për tu kaluar.

 

Sa I përket donacioneve kishte shumë emra të njohur si biznesmen, artist, qytetarë të thjeshtë si edhe politikanë por një pyetje mjaft thelbësore lind në këtë situatë. Mirë që çdo kush me aq sa kishte mundësi dha ndihmesën e vet por po kryeministri Edi Rama a ka dhuruar gjë nga të ardhurat apo banesat e tij???

Nëse po çfarë apo sa ishte shuma??? Ndoshta ai ka dashur që ndihmesën e tij të mos e bëjë publike? Apo ai nuk ka kontribuar asgjë për të dëmtuarit nga tërmeti pasi me shumë mundësi është mjaftuar duke bërë vizitat apo qokat e tij nëpër çadrat e ndryshme të familjarëve që janë pa shtëpi!

 

Do ishte shumë interesante sikur të kishim informacione në lidhje më këtë temë nëse Rama ka dhuruar diçka nga vetja për shqiptarët për të cilët sipas tij “po mundohet shumë” për të mbledhur kontribute duke kërkuar ndihmë nga partnerët apo konferencat ndërkombëtare e madje ka shkuar deri aty sa citoi edhe disa vargje të Kuranit. Kryeministri Rama duke tentuar të bëjë një spektakël të mirëfilltë televiziv me shfaqjet e tija në çdo vend që ka qënë I prekur nga tërmeti apo tek familjet e dëmtuara duket sa ka harruar të bëjë detyrën e tij si një shqiptar, si një qënie njerëzore që në të tilla raste çdo kush jep diçka nga vetja.

 

Të shumta kanë qënë rastet prekëse ku të moshuar kanë dhënë pensionin e tyre, të sëmurët kanë dhënë aq sa kanë mundësi e kanë arritur deri aty sa të dhurojnë edhe siguracionin e jetës ndërsa kryeministri ynë asgjë…? Sa keq për Shqipërinë. Sa keq për shqiptarët. Sa keq për një kryeministër si ky i yni…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...