“Ça shkolle ke mbaruar ti Alban?”?! “Doktoresha” Kryemadhi sherr me gazetarët e TCH në studio: Po i bëni qoka Ramës

Kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama, që ka shkaktuar debate të forta mes gazetarëve në studio.

 

“Familja Lala është vrarë për mungesën e dy fadromave për të mbajtur soletën!”- kjo ishte fjalia që nxiti debat shumë të ashpër në emision mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe gazetares Eni Vasili si dhe Alban Dudushit.

 

“Si është kjo që fadromat mbajnë soletën?”- ndërhyri Dudushi duke mos pranuar që fadromat mund të mbajnë soletën.

 

Kryemadhi: Keni 16 ditë që bëni propagandë për Edi Ramën sesi i bën qokat. Nëse flasim sesa bukur dorëzon çelsat, nuk dua të flas për këtë. Ça shkolle ke mbaruar ti Alban?

 

Dudushi: Të dy jemi jashtë asaj shkolle. Dy fadroma mund ta mbajnë një gjë që bie!

Kryemadhi: Po mbajnë soletën mos të shembet. Keni 16 ditë që i bëni propagandë për Edi Ramën.Sa e ndershme je ti me emisionet e tua Eni?

 

Eni Vasili: Unë ju jam lutur, çlidhje ka Edi Rama. Kur ju nuk vini. Nuk keni ardhur për këto 16 ditë.

 

Kryemadhi: E luaj lojën aty ku është për ta luajtur. Nuk je e ndershme me emisionet e tua

Dudushi: Televizioni është futur në kamera në çdo vend dhe nuk ka vajtur pas Edi Ramës.

Kryemadhi: Nëse ju djeg hajde flasim. I ke bërë qokë Edi Ramës. Të mjafton takimi që bëre me studentët. Ajo është qoka që i bërë Ramës.

 

Kryemadhi: A e ke ERTV live

Vasili: Kam Top Channel live, televizioni është futur me kamera në çdo shtëpi që po bie, Anila Hoxha ka qenë live duke rrezikuar edhe jetën

Kryemadhi: Nuk po flas as për Anila Hoxhën e për asnjë tjetër. A keni bërë një kronikë lajmesh për mungesën e planit sanitar?

 

Vasili: Çdo gjë e kemi bërë, ore kemi qenë live

Kryemadhi: Po është tejtër gjë live. Mos u merrni ku ishte Kryemadhi

Dudushi: Ku ishe?

 

Kryemadhi: Kam qenë në tërren, kam bërë atë që se ke bërë ti kurrë. Kur të mbarojmë emisionin do të tregoj unë se ku të shkosh të shkosh te ato familje që janë zhdukur, ata që nuk duan as varre. Janë tallur me varret e njerëzve. Vetëm në Shqipëri kam parë një kryeministër që mban një xhup me “Macron” këtu dhe tallet me viktimën dhe me vakinë e shqiptarëve.

 

Dudushi: Mos u nxhe..

Kryemadhi: Atëherë ti mos u nxeh me mua se ku isha unë. Ruaj qetësinë kur unë shaj kryeministrin. Më thuaj kë inxhinier ndërtimi ke patur në studio me licencë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...