BLLOKOHEN 2130 KG MISH PULE ME SALMONELË

Një sasi prej 2130 kg mish pule me prezencë salmonele është bllokuar nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë.

Kjo drejtori kishte informacion se ngarkesa me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia ishte me praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis dhe kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis” informoi sot AKU-ja.

Kjo ngarkesë do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...