Sa do durojë Veliaj?! Rama sikletos sërish kryebashkiakun në sy të njerëzve: Ku është lëngu?

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nuk gjenden në ditët e tyre më të mira të miqësisë dhe bashkëpunimit. Të paktën kjo është përshtypja e parë që të krijohet nga batutat e thumbat e sikletshme mes dy figurave të rëndësishme të PS.

 

Në vizitat e shumta që kanë pasur në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri ka gjetur raste të ndryshme për ta sikletosur Veliajn dhe ia ka arritur ta bëjë më së miri. Pasi e kritikoi për shkallët dhe i kërkoi publikisht ti lyente, sot Rama ka vënë në siklet keq Veliajn gjatë një vizite në familjet e prekura nga tërmeti. Sot të dy kanë mbërritur në Ndroq në familjen e Ramazanit të cilit iu prish banesa nga tërmeti i 21 shtatorit.

 

Në videon e bashkë ngjitur lajmit në minutën e 6:30 sekonda, Rama vë në pozitë Veliajn, ndërkohë ky i fundit mundohet ta kalojë më të qeshur. Teksa familja u akomodua në shtëpinë e re dhe morën çelësat nga Rama e Veliaj, kryeministri filloi të uronte familjarët. Pas pak minutash qetësi Rama ka kërkuar lëng për të pirë. Ai dëgjohet në video që pyet kryebashkiakun Veliaj se përse nuk e ka sjellë një shishe lëng për të pirë, pasi sipas Ramës e ka zakon që merr gjithmonë lëng se do një gotë për vete.

 

Rama: Atë lëngun nuk e sole të pish ndonjë gotë

Veliaj: Kur e sjell thua pse lëng, kur s’e sjell

Rama: Se e ka zakon, gjithmonë sjell lëng se do të pijë një gotë për vete.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...