Kishte vite që e priste, Rudina Magjistari e merr lajmin e mirë në prag festash

Në çdo fillim muaji, astrologia Meri Shehu është e ftuar në “Rudina” për të dhënë parashikimin e shenjave të Horoskopit duke i renditur ato nga e fundit tek e para. Këtë dhjetor, edhe për shkak të tragjedisë, Meri erdhi disa ditë më vonë, por vonesa ia vlejti.

E lindur në fund të gushtit, Rudina i përket shenjës së Virgjëreshës dhe çdo herë që Meri është e ftuar, moderatorja dëgjon me kureshtje ç’parashikon Horoskopi përgjatë atij muaji për të. Por gjatë këtyre viteve, që kur Meri është pjesë e programit, Rudina nuk kishte pasur fat në Horoskop. Të paktën jo aq shumë fat, sa të dilte në vend të parë duke lënë pas të gjitha shenjat.

Reagimi i sotëm i moderatores, kur mëson se shenja më me fat e dhjetorit është pikërisht Virgjëresha, nuk duhet humbur.

Sapo Meri nisi renditjen një nga një dhe mbërriti në fund, Rudina nuk e fshehu entuziazmin që ndjeu pasi në ekran u shfaq shenja e Virgjëreshës: “Më në fund, më në fund, sa vite kemi këtu me Merin, më në fund urime gjithë Virgjëreshëve. Mëse e merituar, na është dashur të presim gjatë që të mbërrijmë në këtë vend të parë. Faleminderit Meri, faleminderit! Më në fund!” – tha Rudina e lumtur që, më në fund, këtë muaj shenja e saj do të jetë në krye të listës.

Kush është Virgjëreshë këtu?

Ndiqni videon në minutën 19.12.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...