Dyshja më e famshme e momentit, nipi dhe gjyshja 93-vjeçare thyejnë rekordet (FOTO)

196

Ross dhe Pauline janë nipi dhe gjyshja më të famshëm të momentit. Marrëdhënia e 27- vjeçarit Ross Smith dhe gjyshes së tij 93- vjeçare Pauline Kana kalon përtej çdo imagjinate. E gjitha nisi 6 vite më parë, ku Ross regjistroi një video të thjeshtë, në të cilën shikohej gjyshja e tij e moshuar duke bllokuar një goditje basketbolli, gjatë lojës.

PUBLICITET

Më pas u postua në kanalin e tij në “Youtube” dhe për një kohë shumë të shkurtër bëri xhiron e botës. Nisur nga kjo ata u frymëzuan dhe së bashku bënë gjëra të pa imagjinueshme, realizuan foto nga më të ndryshmet.

Foto ku 93-vjeçarja shihet e veshur si Irlandeze, e veshur me kostum krishtlindjesh, por dhe më e veçanta e veshur si një rosë e stërmadhe në mes të tryezës. Dyshja nip-gjyshe kanë arritur të kenë 892 mijë ndjekës në kanalin e tyre në “Youtube”, 2.7 milionë në “Instagram”, dhe 9 milionë në “Facebook”.

PUBLICITET