S’i tregonte dot që e kishte zënë pallati poshtë, zjarrfikësi tregon si shpëtoi gruan: U futa me kokë e dola me këmbë

Zjarrfikësi nga Vlora Luan Kapaj është një hero i vërtetë. Kapaj shpëtoi dy je.të njerëzish nën gërmadhat e një pallati në Durrës.

Ai tregon se aksionin nën gërmadha e cilëson si sfidën më të madhe të jetës së tij profesionale. Në një intërvitë për ‘ora news’ ai ka treguar atë që ka përjetuar atë ditë.

Më tej Luani ka thënë:

Pas pak minutash atje morëm urdhrin që duhet të shkonim në lagjen nr.6, te pallati që ishte rrëzuar. Shkuam atje, ç’të shihje! Çdo gjë e shkatërruar. Pallati ishte fundosur 2-3 kate poshtë, gjysma e pallatit ishte në rënie dhe na thanë që ka persona brenda. Ne menjëherë duhet të vepronim.

Koha në këto momente nuk pret, sepse personat që gjenden nën rrënoja kërkojnë ndihmë, dhe nga momenti në moment mund të hum.basin je.tën. Veprimet e para që duhet të bëjmë ne është të komunikojmë me personat nën rrënoja. Të marrim vesh situatën që ndodhen, çfarë kati, çfarë pozicioni. Na thanë që në katin e dytë kishte dy persona dhe në katin e tretë kishte dy të tjerë. Atëherë, veprimi i parë që bëra unë si drejtues i skuadrës ishte që të mundoheshim të dëgjonim zëra.’’

Po ashtu ai shton se nuk mund t’i thoshtë gruas që ishtë nën rrënoja se pallati e kishte zënë poshtë.

Luan Kapaj ka vijuar:

Ishte një zë gruaje që u dëgjua. Për të shpëtuar këtë grua ishte shumë e vështirë sepse pothuajse dyshemeja ishte bashkuar me soletën dhe kishte vetëm rreth 30 centimetra hapësirë për t’u futur brenda. Fola fillimisht me të, më tha ‘Dua ndihmë’! në ato momente bërtas e them që është gjallë, që të bënim të pamundurën për ta nxjerrë nga rrënojat.

Na u desh një mjet skrap që të hapnim një gropë sa vrima e miut, me metodat tona që të afroheshim sa më shumë te gruaja e cila na thoshte: ‘Pse po vonoheni, mua vetëm dera më ka zënë’? Po unë s’mund t’i thoja që është rrëzuar pallati, i thosha: ‘Ja po vijmë po vijmë, po afrohemi’. Dhe më në fund e nxorëm jashtë. Ishte një kënaqësi e paparë pasi ne këtë grua e mbajtëm në jetë.

Pas kësaj e m’u desh të futesha prapë nën rrënoja dhe dëgjova një zë që më thoshte: ‘Dua vetëm pak ajër’, po ishte shumë i largët. Mu desh të dilja jashtë dhe të pyesja a ka ndonjë familjar të personave që kanë ngecur brenda dhe më thanë që në katin e dytë ka ngecur një burrë dhe një grua. Këto veprime ishin sekondare. I pyes ku ishte dhoma e gjumit apo banjo, shkova, por prapë zëri vinte nga larg. Ishte shumë e vështirë për t’u futur. Po, këto veprime janë sekondare. Sepse nuk të pret koha. Poshtë arkitrarit kemi hapur një vrimë duke futur, pothuajse, në një situatë tmerrësisht të papritur. Duke rrezikuar edhe jetën.

U futa nga bira e banjos, me pak mundim, arrita që zëri ta dëgjoja më nga afër. Me orë të tëra, por ia arritëm. Mundova t’i hapja një vrimë që të merrte pak ajër. Kur ajo tha që ‘po marr ajër’, dhe unë u ndjeva më mirë se thashë që po ia arrij të mbaj në jetë këtë persona. Unë vetë u futa me kokë e dola me këmbë, duke kapur personin nga përpara derisa e nxorëm. Pastaj u ndje një lëkundje tërmeti. Na u tha që të gjithë të dilnim, por unë nuk dola, sepse isha i vendosur që do ta nxirrja gjallë atë person. Jam shumë krenar për punën që bëj.‘‘

Pas këtij rrëfimi të Luan Kapajt t’i thuash faleminderit është shumë pak në krahasim më atë që ai ka bërë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...