Shqipëria bën hapa pas/ Korrupsioni, më keq se dhjetë vite më parë

Instituti për Studime Politike, bën të ditur të sot, Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit e gjen Shqipërinë një vend me rekorde negative për shkak të nivelit të korrupsionit.

Sipas ISP, “sëmundja” e mandateve të dyta të mazhorancave dhe lidhja e fortë midis politikës dhe oligarkisë ka bërë që në Shqipëri gjatë viteve të fundit asnjë zyrtar i lartë i akuzuar për korrupsion të mos përballet me drejtësinë dhe asnjë politikan i përfshirë në akuza korruptive të mos largohet nga politika.

Po ashtu, ISP shprehet se progres është bërë vetëm me largimin nga sistemi i drejtësisë i një numri të madh prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar.

ISP gjithashtu, deklaron se sipas Transparency International, sa i takon korrupsionit, jemi më keq sesa 10 vjet më parë kur duhej të ishim 10 herë më mirë.

“Treguesi më simbolik i dështimit të premtimeve anti-korrupsion?

Le të shohim gjashtë prej tyre:

1. Dy politikanë të lartë të përfshirë në listën e zezë amerikane për akte korruptive vijojnë të jenë aktiv në vendimmarrjen e lartë politikë në parlament dhe në partinë që qeveris 100% në pushtet qendror e lokal, si dhe të preferuarit e kryeministrit;

2. Ministri përgjegjës për korrupsionin dhe koordinimin kombëtar të luftës ndaj korrupsionit është vetë në hetim nga prokuroria për korrupsion;

3. Partitë janë bërë gjithnjë e më shumë piramida financiare dhe përfaqësimi politik gjithnjë e më shumë çështje tenderi e klientele;
4. Në ditën anti-korrupsion ish guvernatori i shkarkuar për skandalin më të madh financiar në vend akuzon Shqipërinë në Strasburg dhe kërkon rikthim në detyrë;

5. Portali zyrtar ku qeveria fton qytetarët të denoncojnë korrupsionin është vetë i krijuar dhe i formatuar në kundërshtim me kërkesat e ligjit, pra në formë abuzive dhe korrupsioni politik,

6. Alternativa politike në luftën ndaj korrupsionit, opozita politike, është vetë nën hetim për financim të paligjshëm, pra për korrupsion!

Zgjidhja? Të gjithë sytë janë drejt SPAK, struktura që duhej të ngrihej më 2018 e që shpresohet të ngrihet më 2020, e cila do të ketë rol thelbësor në dhënien e përgjigjeve konkrete ndaj këtyre katër simbolikave zhgënjyese.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...