Ardian Fullani, ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, kërkon të rikthehet sërish në detyrë. Këtë kërkesë ai e ka bërë duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburugut.
Fullani ka paditur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës dhe Kuvendin. Gjykata e Strasburgut ka sjellë pyetjet nëse janë zbatuar siç duhet procedurat ose jo, gjatë vendimit për shkarkimin e tij.
Sipas Gjykatës së Strasburgut, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë, pasi ai pretendon se i janë shkelur të drejtat.
Fullani u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore.
Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm.