“Flori Mumajesi vendosi për pikët e tua”?! Arditi tregon bisedën me Enedën pasi i mbeti hatri për 0 pikëshin

Pak më parë u bë i bujshëm mesazhi i këngëtarit Ardit Çuni për miken e tij Eneda Tarifa, për pikët e votimit në “Këngën Magjike”. Këngëtai i cili është mik prej kohësh i Enedës shprehu hatërmbetje pasi ajo nuk i kishte dhënë asnjë pikë, ndërkohë që ai e kishte votuar me pikë maksimale.

 

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Thumb on”, Arditi tregoi se me Enedën kanë miqësi prej kohësh prandaj u lëndua shumë. Këngëtari zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës duke i thënë se ndoshta ka qenë Flori Mumajesi ai i cili ia ka plotësuar listën e pikëve këngëtares. “Unë dhe Eneda jemi miq prej kohësh, jo të ngushtë por miq prej kohësh. Të dhemb më tepër kur e ke afër. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja.

 

Madje mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë. Të gjithë miqtë më shkruajnë që si ka mundësi që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë, e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua”, tregoi Arditi. Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte:

 

“Meqe ke vendosur ta bësh publike, bëje, në të kundërt mesazhin do ia çoj Florit”. “I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit”, tregoi Arditi. Ardit Çuni tha ky është viti i fundit që merr pjesë në “Kënga Magjike” dhe këtë ia ka thënë edhe Ardit Gjebreas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....