4-vjeçari fle në korridorin e spitalit për shkak të mungesës së shtretërve

Një djalë katërvjeçar u detyrua të flinte në korridorin e një spitali pasi ishte duke pritur më shumë se tetë orë. Jack Williment-Barr shtroi një pallto në departamentin e urgjencës së Leeds General Infirmay pasi u dërgua në spital me pneumoni të dyshuar

Një fotografi që tregon atë duke fjetur në dyshemenë e një korridori, është shpërndarë kudo në internet. “Ishte kaos” tha nëna e Jack, Sarah Williment, e cila e bëri fotografinë. “Spitali është në krizë, nuk ka shtretër të mjaftueshëm.

Jack përfundimisht u shtri në shtrat në një repart pas 13 orësh e gjysmë në spital. Ai doli më vonë pasi u diagnostikua me grip dhe bajame.

Drejtoria e spitalit i ka kërkuar falje familjes për pritjen e gjatë. Jack u dërgua në spital nga ambulanca të martën me pneumoni të dyshuar pasi u ekzaminua nga mjeku, tha nëna e tij.

Katërvjeçarit fillimisht iu dha një shtrat në departamentin e urgjencës pediatrike, por më pas u transferua në një dhomë klinike sepse shtrati ishte i nevojshëm urgjentisht për një pacient tjetër.

Dhoma klinike ishte e pajisur vetëm me karrige dhe Jack përfundoi i shtrirë në dysheme me një maskë oksigjeni, transmeton Klan Kosova.

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...