‘Shtëpia u ça, morëm batanijet dhe hymë në kasollen e pulave’, familjarët jetojnë si në mesjetë

270

Shumë familje kanë mbetur të pastrehë pas shembjes së banesave nga tërmeti i fuqishëm që lëkundi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë 51 vi.ktima.

PUBLICITET

Një familje nga fshati Bishqem i Peqinit ka mbetur në mes të katër rrugëve, të cilët momentalisht po jetojnë në kotec bashkë me shpendët.

Mesa duket qeveria nuk i ka dhënë asnjë ndihmë apo zgjidhja dhe apeli i tyre është vetëm një çadër për të futur kokën.

Familja Çerri flenë së bashku me pulat e me gjelat dhe fatkeqësisht kushtet e tyre janë ekstreme si në mesjetë.

‘Abc News’ bën me dije Arta e Myrtezai kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit.

U thyen kolonat, shtëpia u ça, morëm batanijet dhe kemi hyrë në kasollen e pulave. I lutemi shtetit që të na ndihmojë. Ishim në sera dhe nuk na la Bashkia.

Për momentin kanë vetëm këtë kërkesë modeste.

Kërkojmë nga shteti që të na bien një çadër.
Edhe në Qarkun e Elbasanit janë dëmtuar disa familje nga tërmeti i 26 nëntorit. Dhjetëra prej tyre po qëndrojnë në rrugë, në çadra, stalla apo kotecë pulash.

PUBLICITET