Nuk i ka gatuar trahana/ Shefi i kuzhinës tregon për herë të parë se cili ishte ushqimi i preferuar i Cr7

Alsi Sinanaj është djaloshi me origjinë shqiptare, të cilit i është dashur të udhëtojë dhe të zhvendoset në shtetin fqinj shumë vite më parë, është tashmë një nga emrat më të mirë të kuzhinës greke, i cili falë vullnetit dhe punës këmbëngulëse ka arritur të ketë restorantin e tij në ishullin e Mykonos.

Ai ka braktisur për disa ditë punën e tij në Greqi, për të përjetuar një eksperiencë ndryshe në bashkëpunim me shef Renato Mekollin, si drejtues i kuzhinës së famshme ‘Hell’s Kitchen’.

Dhe së fundmi Sinanaj ka dhënë një intervistë për ‘RevistaWho’ për të njohur më nga afër atë.

Dhe në këtë intervistë nuk ishte si të mungonte dhe pyetja në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Për të gjithë atë që nuk janë në dijeni sipas mediave Alsi i ka gatuar trahana Cr7.

Po si qëndon e vërteta?

‘Çfarë të është dashur të gatuash për Cristiano Ronaldo-n dhe cili ka qenë ushqimi që i ka bërë më shumë përshtypje nga vendi ynë?’ ishte pyetja e gazetares.

‘Cristiano Ronaldo-s i gatuaja gjithmonë peshk dhe mish, por ushqimi i tij më i preferuar ishte mishi i pjekur, mishi në hell. Nuk kam gatuar diçka tradicionale shqiptare sepse kishte një menu të caktuar se çfarë do konsumonte ditë për ditë. Gjëra tradicionale shqiptare nuk ka ngrënë, ato çfarë shkruhen janë të sajuara nga njerëzit që shkruajnë në Shqipëri. Unë nuk kam folur asnjëherë, kjo është intervista e parë më ju’ është shprehur Alsi Sinanaj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...