Ia pa hajrin internetit, 25-vjeçarja martohet në Angli me djalin që njohu online

310

Maya Feltwell tani jeton në Worcester të Anglisë, por tre vite më parë ajo jetonte në Brazil. Në Angli ajo nuk u vendos për të punuar sepse gjeti një punë më të mirë, por sepse gjeti burrë.

- PUBLICITET -

25-vjeçare la San Paolon në Brazil sepse gjeti burrë falë një aplicacioni në Angli. Fillimisht ajo e shkarkoi këtë aplikacion për të kaluar kohën dhe nuk e kishte menduar kurrë se do takonte dashurinë e jetës aty.

Ajo tregon se 12 orë pasi shkarkoi aplikacionin ‘Tinder’ ajo filloi të fliste më Benin, i cili sot është bashkëshporti i saj. Ata bisedonin vazhdimisht dhe pas disa muajve të lidhjes në distancë, Maya mori vendim për ta kaluar pjesën e mbetur të jetës në Angli.

Ajo thotë:

”Na pëlqejnë shumë reagimet e njerëzve kur u tregojmë se jemi takuar përmes Tinder-it. Të gjithë na thonë se ishte fat dhe unë vërtet mendoj se ishte ashtu.”

Kurse nga ana tjetër stastikat tregojnë se 40 për qind e burrave dhe 29 për qind e grave kanë thënë se kanë bërë marrëdhënie intime me njerëz që i njohur në rrjetet sociale.

- PUBLICITET -