Gjyshja Hide Lami ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re.
Nga tërmeti i 21 shtatorit shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rëndë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u kishte premtuar shtëpi të re dhe premtimi është mbajtur. Sot 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re.
Kryeministri Rama, kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi i dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes, Hide Lami. E emocionuar ajo i falenderoi që arritën të bënin realitet ëndrrën.
Veliaj informoi se janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para. “Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri”, u shpreh Veliaj.