HYRJELAJMESHOWBIZFifi flet për herë të parë pas finales së ‘Kënga Magjike’

Fifi flet për herë të parë pas finales së ‘Kënga Magjike’

Fifi u rendit e dyta në natën finale të ‘Kënga Magjike’ dhe artistja arriti të rrëmbente shumë duartrokitje nga publiku. Këngëtarja fitoi zemrat e të gjithëve me këngën e saj ‘Marova’, e cila u kthye menjëherë në një nga hitet e këtij festivali.

 

Duke qenë se në momentin e shpalljes së fituesit fansat e Fifit thirrën të gjithë njëzëri emrin e saj, këngëtarja nuk ka harruar t’i falenderojë sot publikisht për mbështetjen. Këngëtarja ka falenderuar edhe mikun e saj, Kledi Bahitin, që punoi për orkestrimin e këngës dhe që i dha asaj formën e plotë.

 

“Unë kaq mund të them publiku im, faleminderit! Përulem para jush! Kledi Bahiti je lala im dhe pa ty ‘Marova’ s’do kishte kuptim fare… besoj se misioni i kësaj kënge u dërgua deri në fund dhe unë të jam mirënjohëse për çdo gjë. Të dua shumë!”, ka shkruar Fifi në një postim në ‘Instastory’.

 

Kujtojmë se kjo ishte hera e katërt që Fifi merrte pjesë në ‘Kënga Magjike’ dhe tre vitet e fundit ka zënë pozicion mjaft të mirë në renditjen finale të artistëve

TE TJERA

spot_img