Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, ku u vendos përball pyetjeve të fëmijëve.
Një prej tyre e pyeti Veliajn se nëse do të bëjë një vajzë si do ja vendosë emrin. Kryetari i Bashkisë tregoi se po të bëhet baba i një vajze emrin do e huazonte nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa.
“Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”, u shpreh Veliaj.
“News 31” ka zbuluar se emri më i përshtatshëm nga librat e Jakov është Juga, nga libri “Juga e bardhë”.