Era Rusi dhe Ylli Baka publikojnë këngën kushtuar të prekurve nga tërmeti: ‘Në emër të shpresës’

Era Rusi dhe Ylli Baka publikojnë këngën e re dedikuar tërmetit të 26 nëntorit. Më shumë se një këngë e re, është një himn për t’u bërë bashkë në emër të jetës dhe shpresës.

Pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit, Era Rusi dhe Ylli Baka, ata që janë mësuar gjithmonë t’u këndojnë dasmave e ditëve të lumtura të njerëzve, vendosën të solidarizohen me dhimbjen dhe me familjet e prekura nga tërmeti tragjik në Durrës, që u mori jetën 51 njerëzve.

Era rrëfeu se kënga është e përgatitur në kohë rekord, dedikuar një momenti të vështirë që po kalon Shqipëria.

“Ishte një frymëzim i momentit… Menduam pse të mos e shfrytëzojmë për mirë. Ideja ime ishte për një tur, me disa koncerte, të cilat do t’i kthejmë në koncerte bamirësie. Pra, nuk do të ketë bileta, po njerëzit do të kontribuojnë sipas mundësisë së tyre. Në fund, do të krijojmë kontaktet për t’i dorëzuar këto para sipas qyteteve”- tha Era e ftuar te Rudina.

https://youtu.be/b98bqnQkLiwo

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...