Ardit Çuni thumbon publikisht Eneda Tarifën pas ‘Kënga Magjike’: Kur miqtë të lajnë e të përlyejnë…

Pas finales së ‘Kënga Magjike’ ka pasur gjithmonë debate mes artistëve për shkak të votimit që ata bëjnë për njëri-tjetrin. Në jo pak raste ka pasur hatërmbetje për pikët e dhëna, ose jo, dhe duket se as këtë vit nuk do të mbarojnë këto debate.

 

Ditën e sotme Ardit Çuni ka thumbuar publikisht Eneda Tarifën, duke qenë se ajo nuk i ka dhënë asnjë pikë për këngën e tij “Frymë”. Arditi ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën dëgjohet se Eneda e ka komplimentuar për këngën, duke i thënë se e kishte shumë të bukur.

 

“Kjo video 20 nëntor para votimeve. Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Kënga Magjike’. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar”, ka shkruar Arditi bashkangjitur videos.

 

Ende nuk ka një reagim nga Eneda dhe nuk dihet nëse ajo do të flasë në lidhje me këtë çështje ditën e sotme që do të transmetohet ‘Post Kënga Magjike’. Tarifa u shpall fituese e festivalit të këtij viti duke grumbulluar më shumë pikë nga votat e publikut, kolegëve dhe jurisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...