Shefi i ri i “Hell’s Kitchen” si sozia i MC Kreshës, por prisni se s’keni parë djalin e Shpëtim Saraçit akoma!

Tashmë të gjithë e dimë që familja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ka lënë Tiranën, për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

E ardhmja e fëmijëve ka qenë shtysa kryesore që çifti i njohur i skenës shqiptare, të zhvendosej dhe ata i kanë dhënë shenjat e para. Djali i Shpëtimit, Drini i është futur muzikës dhe njihet edhe si një repist. 18-vjeçari ka pasur mundësinë së fundi të takojë një ndër idhujt e tij, reperin MC Kresha, i cili ndodhet në SHBA këto ditë. Drini ka publikuar edhe dy foto nga takimi me reperin në studion e Fadil Berishës dhe një gjë na mbeti fiksim!

 

Modeli i tyre i flokëve është identik, dhe Drini duket si një MC Kresha junior. I mungon vetëm mjekra dhe mund të themi se me të do të dukeshin si dy pika uji!

 

Jo më larg se dje, të gjithë nisën të krahasonin shefin e ri të “Hell’s Kitchen”, Alsi Sinanaj, me MC Kreshën dhe shkak u bë sërish look-u. Komentet në Instagramin e iconstyle.al ishin pafund dhe kjo tërhoqi vëmendjen tonë! Nuk e dimë se cili është më tepër i ngjashëm me reperin, por po jua lëmë juve ta gjykoni pasi të bëni krahasimet!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...