Renato Mekolli kërkon falje publike, e vërteta e largimit nga ‘Hell’s Kitchen’

541

Prej dy ditësh ka bërë bujë lajmi se Renato Mekolli ka vendosur të largohet nga “Hell’s kitchen” në mes të sezonit. U tha se vendin e tij do e zërë një shef tjetër. Madje për largimin e Renatos foli edhe skenaristja e emisionit, Zefina Hasani e cila bëri të ditur se Renato është larguar për arsyet e tij personale.

Megjithatë siç duket e gjitha ka qenë strategji dhe Renato në të vërtet nuk është larguar. Shefi i ka kërkuar falje fansave të “Hell’s kitchen” që i ka shqetësuar me lajmin e largimit.

“Ndjesë për tërheqen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen vazhdon…Alsi Sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne. Djalli im i mirë Zefina Hasani si thua? Të kthehemi në normalitet ?”, shkruan Renato.