Ndodh edhe kështu… Fitoi lotarinë 100 milionë paundë, i kthehet punës në ndërtim

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë paundë në lotari, I është rikthyer punës. 42-vjecari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin kamion të vjetër.

“Nëse do ta shihnit, nuk do ta kuptonit kurrë që keni përballë një prej njerëzve ndoshta më të pasur të Britanisë”, u shpreh një banor Selsey-t, në West Sussex ku jeton edhe fituesi fatlum.

Thomson, baba i tre fëmijëve, duket I përkushtuar të përfundojë punën dhe të mbajë premtimet e bëra klientëve. Në kohën kur shumë prisnin që ai të lëshohej në shpenzime të shfrenuara, siç ndodh në mjaft me raste me fituesit e lotarive, 42 vjecari ka vazhduar jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veprimi i tij i ka befasuar aq shumë ata që e njohin, sa kanë nisur ta quajnë “një legjendë të vërtetë”. Vetë Steve tha se është zotuar t`i përfundojë porositë deri për Krishtlindje dhe kërkon të sigurohet që kjo të ndodhë vërtet.

“Partneri im e di mirë se po të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithmonë në krah”, është shprehur ai, ndërsa duket se mikut të vet të mirë po përgatitet t`I dhurojë 4 milionë paundë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...