Mos i humbisni shpresat! Martohet çifti 100 dhe 102 vjeç (VIDEO)

243

Newlyweds John dhe Phyllis Cook janë më të lumtur se kurrë me jetën e tyre të re në Ohio. John sapo ka mbushun 100 vjeç, ndërsa Phyllis do të mbushë 103 në gusht. Ata u takuan në një azil në Kingston dhe pas një lidhje 1-vjecare vendosën të martoheshin.

PUBLICITET

 

“Nuk ishte e planifikuar”, u shpreh 100 vjeçari. Ndërsa Phyllis u shpreh se ata u dashuruan me njëri tjetrin. E di që ju mendoni se kjo mund të jetë paksa e largët për dikë në moshën tonë, por ne u dashuruam me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo. Të dy janë martuar nga dy herë më parë dhe ndihen me fat që gjetën dashurinë për të tretën herë.

 

Ata janë gjatë gjithë kohës bashkë, kur hanë, kur shëtisin po kur flenë. Gjatë gjithë kohës janë në ndihmë të njëri-tjetrit e sidomos kur lëvizin me karrocën elektrike dhe hasin vështirësi rrugës. Për të gjithë ata që kanë humbur shpresat, ky është rasti perfekt për ta rikthyer atë.

PUBLICITET