Tjetër shantazh i Ramës ndaj medias/ Dorëzoni pasaportat

Në mes të tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas një situatë kaotike në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën të kapet me mediat dhe gazetarët.

 

Rama ditët e fundit ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër mediave dhe gazetarëve, duke shkuar edhe deri në ofendime ndaj tyre, siç ishte rasti i disa ditëve më parë, ndërsa një qen lihte gjatë inspektimit të Ramës në Kashar, ai iu thoshte banorëve se ai leh se pret gazetarët.

 

Por, përvec ofendimeve dhe fyerjeve që jo pak herë ka bërë në drejtim të mediave, Rama nuk ndal edhe kërcënimet ndaj tyre.

 

Mëngjesin e sotëm gjatë mbledhjes së qeverisë, Rama tha se ligjin antishpifje, një ligj jo pak i kontestuar, do t’i shtohet edhe një klauzolë, e cila sipas tij do të dënojë shumë ashpër shpifjen në situatë të jashtëzakonshme.

 

Por, shantazhi i Ramës ndaj gazetarëve nuk përfundon me kaq.

 

Sot, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpërndarë një e-mail, nëpërmjet të cilit iu kërkon mediave dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre.

 

Në të kundërt, MEPJ paralajmëron se do t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

 

“Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

 

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019, «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

 

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

 

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme.”-thuhet në njoftimin e MEPJ./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...