Ngaqe kerkesa e qytetareve per te futur “koken” u shtua : Rritet cmimi i shtepive me qera me te pakten 50 euro

Pas ngjarjes së 26 nëntorit, vihet re një kërkesë emer. gjente të qytetarëve për të futur kokën. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në Tiranë janë rreth 1300 shtëpi të pabanueshme prandaj banorët duhet të akomodohen në shtëpi të sigurta. Ndërsa shumë qytetarë që banojnë në katet e larta në Tiranë po kërkojnë që të transferohen në apartamente që janë në katet përdhese apo edhe në shtëpi private.

 

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate tha për Monitor se ditët e fundit ka pasur një kërkesë në rritje qiraxhinjve që kërkojnë që të lëvizin drejt kateve të para, apo shtëpive private. Megjithatë Jahja i cilëson kërkesat e individëve që jetojnë në katet e larta si provizore, pasi i kërkojnë për një periudhë afatshkurtër. Një pjesë sipas saj kërkojnë të zhvendosen për arsye sigurie, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur dëmtime të banesës.

 

Genc Zike nga agjencia DevInf, gjithashtu, thote se ka pasur nje kerkese te shtuar per shtepite ne katet e para dhe per shtepite private. Edhe Juliana Nela, konfirmoi tendencën në rritje për shtëpi me qira, ku përveç atyre që duan të ndryshojnë shtëpitë e kateve të larta, janë edhe ata që shtëpitë kanë dalë të pabanuara dhe kanë mundësi financiare për të jetuar këto ditë në shtëpi me qira.

 

Juliana Nela nga Remax, thotë se është vënë re një rritje e çmimit të qirasë. Në shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj. Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë apo 250 euro, nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmim.

 

Si do të përballohet kërkesa e shtuar

Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se do të jetë e vështirë që të përballohet ky fluks i menjëhershëm i kërkesave për qira. Tirana ka një ofertë të limituar të shtëpive me qira në këto moment kur kanë filluar edhe universitetet dhe do të jetë deri diku e vështirë për qiramarrësit e rinj që të kërkojnë shtëpi ekonomike.

 

“Tregu i qiradhenies eshte i limituar ne Tirane per shtepite qe vijne me cmime ekonomike.

 

Gjatë ditës së djeshme Bashkia Tiranë njoftoi se do të mbështesë me bonus qiraje për një vit të gjitha familjet që kanë ngelur të pastrehë gjatë tër. metit të 26 nëntorit në Tiranë, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për banesën e tyre.

 

Bashkia Tiranë pret që deri në fund të muajit ky proces të jetë përmbyllur

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...