Menduan se ishte i ekipeve të huaja, njihuni me qenin shqiptar hero

Menduan se bëhej fjalë për një qen të ekipeve të kërkimit që erdhën nga jashtë, por jo. Qeni në foto është Brandi, qeni hero i Policisë shqiptare i cili zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës.

 

Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tregon se pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet e rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor.

 

Brandi u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Brandi dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.

 

Qeni hero, Brandi është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.

 

Burimi: Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...