Kejvina Kthella “braktis” emisionin e famshëm italian për Dance With Me/ Modelja nuk do të jetë pjesë e “Italia 1”

Modelja Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar.

 

Bukuroshja bjonde u bë e njohur për publikun shqiptar si velinë në emisionin “Xing me Ermalin.”

 

Më vonë ajo u largua nga ky emision pasi tha se do të vijonte karrierën e saj në Itali dhe se do të ishte pjesë e një emisioni shumë të njohur në Itali.

 

Ditën e djeshme mediat publikuan një video ku Kejvina shihej në promon e emisionit “La pupa e il Secchione e Viceversa”. Të gjithë menduam se do ta shihnim modelen së shpejti në “Italia 1” por Kejvina e ka mohuar një lajm të tillë.

 

E kontakuar nga ‘Xing.al’, Kejvina ka treguar se për shkak se ishte e angazhuar me “Dance with me”, nuk mundi të merrte pjesë në emisionin italian.

 

Pamjet që pamë janë shkëputur nga kasti dhe Kejvinën nuk do ta shohim në televizionin italian. Emisioni i cili është transmetuar në vitet 2006 dhe 2010, do të nisë në janar 2020 nën drejtimin e moderatorit Paolo Ruffini.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...