Bebe Rexha: Dua një burrë shqiptar dhe një dasmë tradicionale, nga ato me tupana që zgjasin pesë ditë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, u rikthye në shtetin shqiptar të hënën e kësaj jave. Ajo vizitoi familjet e prekura nga tërmetet, gjersa premtoi rindërtimin e dy shtëpive të dy familjeve nevojtare.

 

Ndërkohë, mes shumë intervistave që dha gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Bebe Rexha vazhdimisht e ceku krenarinë e të qenit një shqiptare.

 

Në intervistën e fundit të dhënë për “Pasditja ime” teksa shoqërohej për në Aeroportin e Rinasit, Rexha tregoi për përshtypjet që i la Shqipëria këto ditë.

 

Ajo ndër të tjerash tregoi se do i pëlqente të martohej me një djalë shqiptar, kur u ngacmua nga gazetari për pyetjen rreth jetës private.

 

30-vjeçarja nuk e mohoi se do t’i pëlqente të kishte një burrë shqiptar, por është e vështirë që ta gjejë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vend ky në të cilin ajo jeton.

 

Më tej, Bebe Rexha tha se i pëlqejnë shumë këngët e dasmave dhe se do të preferonte që dasma e saj të ishte tradicionale shqiptare, nga ato që zgjasin pesë ditë të shoqëruara me tupana e këngë me motive popullore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...