Blogerja e njohur Armina Mevlani në rrjetet e saj sociale shpesh herë flet anglisht në respekt të ndjekësve që nuk jetojnë në Shqipëri. Por duhet theksuar se anglishtja nuk është pika e saj më e fortë.
Nuk po flasim për theksin por për mënyrën se si Armina i formon fjalitë. Së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një video me “mariachi”. Si një e apasionuar pas kulturës latinë, blogerja ka shprehur dëshirën që dikush ta surprizonte me një bandë të tillë por ka “ngecur”.
“Shpresoj që një ditë…në jetën time, dikush të më “mariachi”,-përkthehet ajo që ka shkruar blogerja. Sigurisht që kuptohet se ka pasur qëllim të thotë që do ta surprizojnë por ndjekësit e saj anglisht-folës nuk e kanë kuptuar.
Postimi i Armina Mevlanit
Armina prej vitesh është në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ka nisur edhe planet për martesë. Shpresojmë që Shkëlzeni ta ketë kuptuar çfarë surprizë t’i bëjë.