Në konferencën për shtyp, ministrja e arsimit Besa Shahini, u pyet nëse mësuesve po u mbahet gjysma e rrogës për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i së martës. Shahini mohoi zërat se kjo është e vërtetë.
“Unë nuk kam dijeni për këtë, ata që kanë dashur që të dhurojnë, kanë dhuruar, të tjerët nuk kanë asnjë obligim. Por nuk është ndaluar pjesa e pagës për asnjë mësues” tha ajo.