Jo vetëm familja kryeministrore lidhje me familjen Reçi, ish-ministri rrëfen miqësinë e vjetër me Eduardin

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama u pyet në “Porta e Porta” të Bruno Vespës për Kristi Reçin e cila ndërroi jetë nën rrënjat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, dhe ai e pranoi për herë të parë se ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama.

 

Eduard Keçi, bashkëshortja e tij Dolora dhe fëmijët e tyre Klaus dhe Kristi gjetën vdekjen pasi pallati 6-katësh ku jetonin në Durrës u shemb nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter.

 

Por ajo që na ka habirut të gjithëve është deklarata e ish-minitrit të Ramës, Arben Ahmetaj i cili në një emision televiziv ka pranuar njohjen me familjen Reçi.

 

Ahmetaj tha se me Eduardin njihej që në shkollë dhe kishin punuar bashkë edhe në vitet 97-98 dhe miqësia e tyre ka vijuar ndër vite.

 

“Me të ndjerin Eduard, Eduardin njihemi që në shkollë. Kemi punuar në ‘97-‘98 në Ministrin e Financave dhe Tatimeve dhe kemi pasur miqësi të vazhdueshme ndër vite. Humbje e madhe për familjet e tyre, shumë e madhe për gjithë psikologjinë shoqërore që rëndohet nga humbje njerëzish nga fatkeqësi natyrore që edhe në aspektin shkencor nuk mund të parashikohet”, tha Ahmetaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...